Lajme

Buja viziton familjen e fermerit Fatmir Gajtani në Hanrovc- Me PDK-në fermerët në Lipjan nuk mbesin vetëm!

09/24/2025 13:28
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot familjen e fermerit Fatmir Gajtani në Hanrovc.

Buja tha se ata janë një shembull i sakrificës dhe punës së ndershme që mban gjallë ekonominë tonë.

“Kemi programin më të fuqishëm për bujqësinë, sepse e dimë se zhvillimi i vendit fillon nga toka dhe nga duart e palodhura të fermerëve tanë.Me PDK-në, fermerët në Lipjan nuk mbesin vetëm ata kanë përkrahjen më të fortë, vizionin më të qartë dhe garancinë për një të ardhme më të sigurt” shkruan Buja raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot vizituam familjen e fermerit Fatmir Gajtani në Hanrovc, një shembull i sakrificës dhe punës së ndershme që mban gjallë ekonominë tonë.

Kemi programin më të fuqishëm për bujqësinë, sepse e dimë se zhvillimi i vendit fillon nga toka dhe nga duart e palodhura të fermerëve tanë.

Me PDK-në, fermerët në Lipjan nuk mbesin vetëm ata kanë përkrahjen më të fortë, vizionin më të qartë dhe garancinë për një të ardhme më të sigurt.

Bashkohuni me ne! Bashkë ta kthejmë fuqinë e bujqësisë në forcën që e zhvillon Lipjanin.