Lajme

Xhavit Haliti: Marrëdhëniet e SHBA-së janë të ‘akullta’ me qeverinë në detyrë!

09/24/2025 11:54
nga:N K

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me vizitën e Presidentes Osmani gjatë kësaj jave në SHBA.

Haliti është shprehur se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të ftohta si pasojë e paaftësisë për të krijuar Qeverinë dhe se Osmani po përpiqet të sigurojë një mandat për veten e saj.

“Marrëdhënjet e SHBA-së me popullin e Kosovës janë të ‘çimentuara’ përjetësisht, marrëdhëniet e SHBA janë të ‘akullta’ me Qeverinë në detyrë, me Parlamentin e me Presidencën, për shkak të paaftësisë së tyre për të krijuar Qeverinë”-tha ai.

Haliti e cilësoi mos-krijimin e Qeverisë të qëllimshëm për të mos-zbatuar projektin e Presidentit Trump.

“Besoj që e kanë kuptuar që moskrijimi i Qeverisë është i qëllimshëm dhe shumpalësh, qëllimi është sabotimi dhe pamundësimi i zbatimit të projektit të Presidentit Tramp, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës e Serbisë”- shtoi ai.

Ai potencoi se në kushtet kur Kosova se ka zgjedhur akoma Kryeministrin, i dërguari special i Presidentit s’mund të filloj bisedimet.

“Presidentja është me detyrë në OKB dhe po përpiqet që të siguroj edhe një mandat për vehten e saj”- përfundoi Haliti për Gazetën Blic.