Lajme

Ambasada gjermane: Dy vjet pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq ende i lirë

09/24/2025 12:03
nga:Genita C

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ndërsa ka kujtuar dy vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Komunës së Zveçanit, është shprehur e zhgënjyer që kryeterroristi, Milan Radoiçiq, i cili pranoi, se udhëhoqi grupin paramilitar i cili sulmoi Policinë e Kosovës, ende është i lirë dhe nuk është i ndjekur penalisht nga Serbia.

“Dy vjet pas vrasjes së oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe pavarësisht shumë premtimeve se kryesit do të mbahen përgjegjës, ende nuk është dhënë drejtësi. Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që përgjegjësia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar nga Serbia që të veprojë sa më shpejt që autorët e këtij sulmi të dalin para drejtësisë.