Lajme

Ferit Idrizi: Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë

09/23/2025 20:53
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është takuar me qytetarët të fshatit Dobërllukë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka marrë përkrahje të fuqishme për vizionin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Dobërlluka përkrah fuqishëm vizionin tonë!

Sot në Dobërllukë, së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Dorentina Gela, patëm një takim të veçantë me qytetarët tanë.

Mikpritja dhe mbështetja që morëm janë dëshmi e qartë se vizioni ynë për zhvillim, transparencë dhe qeverisje të ndershme është vizioni i përbashkët i qytetarëve të Vushtrrisë.

Me këtë përkrahje, aroma e fitores tonë po ndihet gjithandej në Vushtrri!

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve