Sporti

Përballje interesante, Trepça do të përballet me PAOK-un në FIBA Europe Cup

09/23/2025 19:27
nga:Mergim Rreci

Trepça do të vazhdojë pjesëmarrjen në fazën grupore të FIBA Europe Cup pas eliminimit në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Skuadra mitrovicase të hënën është përballur me kampionin e Holandës, Heroes Den Bosch, ku edhe është mposhtur.

Trepça do të garojë në Grupin F, ku janë Braunschweigu nga Gjermania, PAOK nga Greqia dhe fituesi i përballjes mes Bashkimit të Prizrenit dhe Anwilit polak. Bashkimi dhe Anwili luajnë dy ndeshje për të siguruar vendin e fundit në këtë grup.

Ndeshjen e parë, “Xehtarët” do ta zhvillojnë më 15 tetor në Selanik kundër PAOK. Ndërsa më 22 tetor, mitrovicasit do të presin Braunschweigu në palestrën e tyre në Mitrovicë.