Lajme

Bekë Berisha shpalos premtimet për infrastrukturën dhe transportin e Prishtinës

09/23/2025 16:25
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur premtimet për infrastrukturën e kryeqytetit, raporton Gazeta Blic.

Ai ka premtuar infrastrukturë të rregulluar, më të qetë, më të ndriçuar dhe me transport publik për të gjitha.

Postimi i tij i plotë:

Çdo urë, çdo rrugë, e çdo gur që lidh njerëzit e qytetet është investim në të ardhmen.

Një infrastrukturë moderne nuk është thjesht beton dhe hekur, është mundësi, siguri dhe cilësi jete për të gjithë.

Andaj, kjo është çka ka me bo Beka për infrastrukturën e Prishtinës.

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon