Lajme

Totaj njofton qytetarët për largimin e largpërçuesit të rrymës nga Transiti i ri në Prizren

09/23/2025 14:46
nga:Y I

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar qytetarët se më 25 shtator 2025, rruga “Agim Shala” – Transiti i Ri do të jetë e bllokuar për qarkullim nga ora 06:00 deri në 12:00, për shkak të punimeve në dislokimin e kabllove ajrore.

Kryetari Totaj tha se ky është një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të infrastrukturës rrugore dhe elektrike në qytet.

“Ky intervenim është pjesë e përpjekjeve tona për ta përmirësuar nivelin e sigurisë dhe funksionalitetin e infrastrukturës. Po eliminojmë çdo pengesë që e ka vonuar këtë projekt dhe po e hapim rrugën për një qytet të zhvilluar” – deklaroi Kryetari Totaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve, duke shtuar:

“Ju falënderojmë për duriminh dhe bashkëpunimin. Përmes këtyre projekteve, po ndërtojmë një Prizren më të sigurt dhe më funksional për të gjithë”.