Mediat spanjolle raportojnë se mbrojtësi i majtë i Barcelonës, Alejandro Balde, u rikthye në stërvitje sot, të martën, pasi u rikuperua nga dëmtimi që kishte pasur.
Balde kishte pësuar një dëmtim të lehtë në kofshën e majtë gjatë stërvitjes më 3 shtator.
Sipas gazetës katalanase ‘Sport’, ylli spanjoll u rikthye në stërvitjen kolektive sot dhe është shumë afër përfshirjes në skuadrën e ekipit në periudhën e ardhshme.
Stafi i trajnerëve të Barcelonës nuk dëshiron të nxitohet me rikthimin e Balde, me qëllimin që ai të jetë i disponueshëm kundër Paris Saint-Germain, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet e ardhshme kundër Oviedo dhe Real Sociedad.
/GazetaBlic Sport


