Lajme

Maliqi: Nëse vendimi i GJK-së nuk i përshtatet VV-së, do të gjej një menyrë tjeter për të zvarritur konsitutimin e institucioneve!

09/23/2025 11:41
nga:Y I

Edhe pak ditë na ndajnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.

Maliqi tha se “Gjykata Kushtetuese me vendimet e saj te deritanishme nuk ka lejuar të cenohet rendi juridik e demokratik’.

Ajo theksoi se Gjykata Kushtetuese me vendimin që do të marrë pritet t’a sqarojë situatën edhe për të ardhmen.

“Gjykata Kushtetuese si gardiane e mbrojtjes së Republikës, me vendimet e saj te deritanishme nuk ka lejuar të cenohet rendi juridik e demokratik.Tashme kur është ofruar koha qe vendimi do te behet publik lidhur me kerkesen e Listes Serbe, besoj se Kushtetuesja do te vendos mbi bazen qe e ka, duke e sqaruar zgjidhjen e situates edhe per te ardhmen” tha Maliqi.

Por sipas Maliqit, nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i përshtatet LVV-së, do të gjej nje menyrë tjeter për te vazhduar të zvarrise konsitutimin e institucioneve.

“Dyshoj se nese vendimi nuk i shkon pershtati Levizjes Vetevendosje do te gjej nje menyrë tjeter, për te vazhduar të zvarrise konsitutimin e institucioneve dhe zgjedhjen e Qeverisë, derisa të perfundojne zgjedhjet lokale” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/