Sporti

Lëndohet Noni Madueke, do të mungojë dy muaj

09/23/2025 11:27
nga:Lorik J

Noni Madueke do të jetë jashtë fushave për Arsenalin për të paktën dy muaj, ka raportuar David Ornstein.

“Anësori i Arsenalit, Noni Madueke, do të mungojë rreth dy muaj pasi pësoi një dëmtim në gju gjatë barazimit 1-1 të së dielës me Manchester Cityn”, shkroi Ornstein.

“23-vjeçari luajti si titullar në ndeshje, por u zëvendësua nga Bukayo Saka i rikthyer në pjesën e parë.

Madueke është sulmuesi i fundit i Arsenalit që pëson një dëmtim. Kai Havertz ende nuk është rikthyer pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në fund të gushtit, ndërsa Gabriel Jesus këputi ligamentin kryqëzor anterior (ACL) në gjurin e majtë në janar, duke e lënë lojtarin e nënshkruar gjatë verës, Victor Gyokeres, si numrin 9 të vetëm.

/GazetaBlic Sport