Sot, në Çyqavicë, u ngrit pllakata me tri shkronjat e arta të UÇK-së. Në këtë organizim mori pjesë edhe kandiati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Obiliq, Xhafer Gashi.
I njëjti në një postim në Facebook, njoftoi se ka qenë pjesë në këtë organizim dhe shpreh lavdi të përjetshme për dëshmorët e kombit.
“Sot, në Çyqavicë, u ngritën tri shkronjat e arta të UÇK-së, simbol i gjakut të dëshmorëve dhe lirisë sonë të përjetshme.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, shkroi Gashi.


