Lajme

Shukri Buja takon bashkëluftëtarët e UÇK-së: Tubim madhështor, u ndjeva i nderuar dhe përulur para mbështetjes së tyre

09/22/2025 21:27
nga:G B

Kanddiati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, e ka quajtur madhështor tubimin e sotëm me veteranë, bashkëluftëtarë dhe bashkëçlirimtarë të tij të UÇK-së, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se është ndier i nderuar dhe përulur para mbështetjes së tyre.

“Besimi i tyre është frymëzimi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores”, ka thënë Buja.

Postimi i tij i plotë:

Sonte, në një tubim madhështor, u ndjeva i nderuar dhe i përulur para mbështetjes së fuqishme të veteranëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të mi të UÇK-së.

Besimi i tyre është frymëzimi im më i madh dhe përgjegjësia ime më e shenjtë për të ecur me guxim drejt fitores.

Zgjidhja e sfidave të tyre të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër.

Fitorja është e jona!