Lajme

Bekë Berisha në Kodrën e Trimave/ Mesazhi ishte i qartë dhe i fuqishëm: Duhet me u bo shumë më tepër

09/22/2025 18:35
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar mbrëmë Kodrën e Trimave, në një takim të veçantë të organizuar nga kandidati, Fitim Aliu, raporton Gazeta Blic.

Ai diskutoi me qytetarët sfidat me të cilat përballen çdo ditë.

“Mesazhi ishte i qartë dhe i fuqishëm: Për Kodrën e Trimave duhet me u bo shumë më tepër, dhe kjo lagje është një ndër prioritetet e Bekës”, thuhet në postim.

Postimi i tij i plotë:

Kodra e Trimave, që nga emri na tregon se kemi të bëjmë me një lagje të fuqishme, plot identitet dhe krenari.

Mbrëmë, Beka ishte i pranishëm në Kodrën e Trimave në një takim tw veçantë të organizuar nga kandidati, Fitim Aliu.

Banorët nuk u kursyen, diskutuan hapur për sfidat që përballen çdo ditë, ndanë idetë e tyre, sepse kush më mirë se ata e njohin realitetin në terren?

Mesazhi ishte i qartë dhe i fuqishëm:

Për Kodrën e Trimave duhet me u bo shumë më tepër, dhe kjo lagje është një ndër prioritetet e Bekës.

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon