Sipas informacioneve nga Mundo Deportivo, Lamine Yamal është favoriti kryesor për të fituar Trofeun ‘Kopa’ në ceremonionë e Topit të Artë, e cila do të zhvillohet sonte në Paris.
Talenti i mrekullueshëm i Barçës është gjithashtu një pretendent i fortë për t’u bërë fituesi më i ri i çmimit më prestigjioz të natës, i cili kurorëzon lojtarin më të mirë në botë për sezonin 2024/25.
Lamine është fituesi aktual i Trofeut Kopa, një çmim i krijuar në vitin 2018 dhe i fituar më parë nga shokët e tij të ekipit Pedri në vitin 2021 dhe Gavi në vitin 2022 si lojtarët më të mirë nën 21 vjeç.
Anësori i Barcelonës është një nga dhjetë të nominuarit, së bashku me Pau Cubarsi, si dhe Desire Doue (PSG), i cili pritet të përfundojë i dyti në votim, Dean Huijsen të Real Madridit, Joao Neves, Estevao, Myles Lewis-Skelly dhe Kenan Yildiz.
Trofeu Kopa vendoset nga një juri e shquar e përbërë ekskluzivisht nga ish-fitues të Topit të Artë.
/GazetaBlic Sport


