Lajme

Edi Rama për Enver Petrovcin: Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur, keqardhje e madhe

09/22/2025 16:05
nga:N K

Edi Rama e ka kujtuar Enver Petrovcin, i cili vdiq sot në moshën 71-vjeçare.

Kryeministri i Shqipërisë shkroi në Facebook se vdekja e aktorit i shkaktoi keqardhje të madhe.

“⚫️ Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe… Prehu në paqe Enver Petrovci🇽🇰🙏🇦🇱“, shkroi Rama.