Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar familjen Dabiqaj në Prilep, e cila ka hapur biznesin inovativ “Degesolar L.L.C Energy”, nën drejtimin e Durim Dabiqaj.
“Degesolar” është një brend i dalluar në fushën e energjisë solare, që sjell një qasje unike në prodhim dhe funksionim, duke ofruar potencial për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës në komunë.
Ramosaj theksoi rëndësinë e përkrahjes për biznese të tilla, duke i konsideruar ato partnerë strategjikë në përparimin e Deçanit.


