Kryetari i LDK-së bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, kanë mbajtur takim me qytetarë në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur madhështor takimin, teksa ka thënë se kryeqyteti frymon kaltër dhe se është me LDK-në e Përparim Ramën.
“Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i tij i plotë:
Bregu i Diellit sonte!
Madhështore!
Kryeqyteti frymon kaltër.
Kryeqyteti është me LDK-në.
Kryeqyteti është me Përparim Ramën.
Faleminderit Degës së Tretë për organizim. Faleminderit gjithë qytetarëve për mbështetjen e madhe. Vazhdojmë edhe katër.


