Lajme

Buja: Energjia e Gadimes sonte është dëshmi se fitorja është shumë afër – është koha e PDK-së për Lipjan

09/21/2025 21:16
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se energjia e Gadimes në takimin e sontëm ishte dëshmi se fitorja është shumë afër, raporton Gazeta Blic.

Ai ka falënderuar qytetarët e Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin e tij për Lipjanin.

Postimi i tij i plotë:

Energjia e Gadimes sonte është dëshmi se fitorja është shumë afër!

Faleminderit qytetarëve të Gadimes, Babushit, Gllavicës dhe Marevcit për përkrahjen e fuqishme, si dhe për besimin në vizionin tim për Lipjanin!

Fitorja është e jona!

Është koha jonë!

Është koha e PDK-së për Lipjan!

Është koha ime për të qeverisur me Lipjanin!