Sporti

Juljan Shehu vazhdon me gola në Poloni, i shënon edhe Gornikut

09/21/2025 20:13
nga:Lorik J

Julian Shehu ka tundur rrjetën në Poloni. Mesfushori i Kombëtares riktheu baraspeshën në takimin që Uidzeu Lodz po luan në transfertën e Gornik Zabrze.

Ishte minuta e 27-të, kur Shehu dërgoi topin në rrjetë. Mesfushori shfrytëzoi si duhet krosimin në zonë dhe kërceu mbi të gjithë për të gjuajtur me kokë.

Sfida është e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit polak. Deri tani ka shënuar tri gola, ndërsa ka asistuar edhe tri të tjerë. Festa me shqiponjë nuk mungoi, fill pasi topi përshëndeti rrjetën.

VIDEO