Lajme

Statovci viziton klubin FC Barileva: Entuziazëm frymëzues, thirrje për më shumë investime në infrastrukturën sportive

09/21/2025 19:47
nga:G B

Bartësja e listës së Guxo në zgjedhjet e 12 tetorit, Jeta Statovci, ka vizituar sot klubin FC Barileva, ku mbi 100 fëmijë dhe shumë të rritur ushtrojnë çdo ditë me pasion dhe ëndrra të mëdha, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se entuziazmi i tyre është frymëzues dhe thirrje për më shumë investime në infrastrukturën sportive dhe mbështetje klubeve.

Postimi i saj i plotë:

Guxo për sportin me 118 .

Ishim në klubin FC Barileva, ku mbi 100 fëmijë dhe shumë të rritur ushtrojnë çdo ditë me pasion dhe ëndrra të mëdha.

Ky entuziazëm është frymëzues, por edhe një thirrje e qartë për më shumë investime në infrastrukturën sportive dhe mbështetje klubeve.

Prishtina ka nevojë për fusha, palestra dhe hapësira ku talenti të mos mbetet i mbyllur, por të rritet e të lulëzojë.

Jeta Statovci

Donat Mirena 28

Melihate Pllana 18