Lajme

Hyseni në Dumnicë: Qytetarët s’kanë nevojë për propagandë e për premtime elektorale, janë të vendosur për ndryshimin më 12 tetor

09/21/2025 19:20
nga:G B

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, është pritur në familjen e kandidates së kësaj partie për Asamble, Donjetë Sheqiri, në Dumnicë, raporton Gazeta Blic.

“Si çdo familje, si çdo lagje e si çdo fshat në Podujevë, edhe këtu u shpreh pakënaqësia me pushtetin në shkuarje, posaçërisht për premtimet e dështimet e mëdha”, ka thënë ai.

Hyseni ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë për propagandë e as për premtime elektorale, prandaj janë të vendosur që më 12 tetor ta bëjnë ndryshimin!

Postimi i tij i plotë:

Sot, u pritëm në familjen e kandidates sonë për Asamble, Donjetë Sheqiri, në Dumnicë.

Si çdo familje, si çdo lagje e si çdo fshat në Podujevë, edhe këtu u shpreh pakënaqësia me pushtetin në shkuarje, posaçërisht për premtimet e dështimet e mëdha.

Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për propagandë e as për premtime elektorale, prandaj janë të vendosur që më 12 tetor ta bëjnë ndryshimin!