Lajme

“Pejës po i rikthehet kryetari i saj”/ Berisha falënderon Haradinajn për fjalët në Zahaq

09/21/2025 19:12
nga:G B

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga AAK, Ali Berisha, ka mbajtur takim me qytetarë në Zahaq të Pejës, raporton Gazeta Blic.

Në tubim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Pejës po i kthehet kryetari i saj.

“E di që Pejës i kemi munu, i ka munguar kryetari juaj, Ali Berisha, por po ashtu hetoj që Pejës po i vijnë ditë të mira, edhe ashtu ju po doni”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Berisha e ka falënderuar për fjalët.

“Faleminderit për fjalët, kryetar Ramush Haradinaj!

Nga takimi i djeshëm me bashkëqytetarët e Zahaqit.

Rikthimi për Pejën tonë  ”, ka shkruar Berisha./Gazeta Blic/