Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit, ka vizituar të gjitha ordinancat shëndetësore të komunës, duke shprehur mirënjohjen për punën e mjekëve, infermierëve dhe stafit shëndetësor, raporton GazetaBlic.
Gjatë vizitës, ai ka biseduar me ta për mënyrat se si mund të përmirësohen shërbimet shëndetësore dhe për t’u afruar më shumë me qytetarët.
Ramosaj falënderoi profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe punën e paçmueshme që ofrojnë çdo ditë për shëndetin e qytetarëve.


