Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke theksuar se prioriteti i tij mbetet hapja e vendeve të reja të punës.
“S’ka kryetar e as pozitë më të rëndësishme se sa dikush që e hap një vend pune,” ka shkruar Hyseni, duke nënvizuar se për të, mundësitë për punësim vlejnë më shumë se çdo funksion publik.


