Lajme

Ferit Idrizi: Smrekonica do të shndërrohet në një fshat më të gjallë dhe plot mundësi

09/21/2025 09:40
nga:Genita C

Ferit Idrizi, kandidat i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, ka vizituar fshatin Smrekonicë, ku ka theksuar mikpritjen e banorëve dhe ka diskutuar për projektet e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit me banorët dhe kandidatin e listës për Kuvend Komunal, Fidan Bejta, Idrizi shprehu besimin se ky fshat ka potencial të jashtëzakonshëm.

Ai premtoi se, në bashkëpunim me komunitetin, do të transformojnë Smrekonicën në një vend më të gjallë, të bukur dhe plot mundësi për të gjithë.

Idrizi theksoi se projektet e mëdha do të vazhdojnë më 12 tetor.