Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes së tij, duke e nderuar atë për kontributin e tij në luftën për atdhe, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehu respekt dhe mirënjohje të përjetshme për Kolonelin Krasniqi, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.
Nderimi është dhënë në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve gjatë ceremonisë së rivarrimit më 21 shtator 2018.


