Lajme

Berisha: S’duhet të ketë fjalë të mëdha, po punë të vërteta që e prekin jetën tonë çdo ditë!

09/20/2025 22:56
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Bekë Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai tha se takimi i natës së sotme me qytetarë, nisi me një qëllim të përbashkët, me e kthy politikën te njeriu.

“Sepse, s’duhet të ketë fjalë të mëdha, po punë të vërteta që e prekin jetën tonë çdo ditë.Ky takim s’ishte fundi i një dite. Ishte fillimi i një qëllimi ndryshe” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Tatimpagues? Votues? Njerëz në lista?

JO! Jemi njerëz që mundemi me bo ndryshimin.

Kështu nisi takimi… me një qëllim të përbashkët: me e kthy politikën te njeriu.

Sepse, s’duhet të ketë fjalë të mëdha, po punë të vërteta që e prekin jetën tonë çdo ditë.

Ky takim s’ishte fundi i një dite. Ishte fillimi i një qëllimi ndryshe.

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEbon