Lajme

Plani i Bekë Berishës për arsimin dhe rininë në Prishtinë

09/20/2025 22:02
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka paraqitur planin e tij për arsimin dhe rininë në kryeqytet.

Berisha ka premtuar ndërtimin e 15 çerdheve të reja, kushte të dinjitetshme për mësim, program veror për fëmijët, kampus modern për 5 shkolla të mesme në lagjen Emshir etj.

“Arsimi dhe Rinia – Një ndër prioritet kryesore për Bekën” shkruan Berisha në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Arsimi dhe Rinia – Një ndër prioritet kryesore për Bekën!

Shkolla për të gjithë: Fëmijë të lirë por të sigurt. Beka siguron kushte të dinjitetshme për mësim: ambiente të sigurta, kujdes shëndetësor parandalues dhe mbështetje për sport e aktivitete jashtëshkollore. Të rinjtë do të jenë pjesë aktive në vendimmarrje dhe zhvillimin e tyre personal.

Çerdhe dhe kujdes gjatë verës: 15 çerdhe të reja, me staf të trajnuar dhe ambiente të sigurta. Program veror për fëmijët, që prindërit të punojnë të qetë dhe fëmijët të rriten të lumtur.

Mësim i ri, më ndryshe!

Në arsimin fillor: çanta më të lehta, orë e veçantë brainstorming në fund të ditës për detyra shtëpie, kjo për të nxitur kreativitetin dhe pjesëmarrjen aktive të nxënësve.

Zhvillim i gjithanshëm për çdo fëmijë : Sport, kulturë, mbështetje psikologjike, laboratorë dhe biblioteka moderne, sepse çdo fëmijë meriton mundësi për të shkëlqyer.

Kampus shkollor në Emshir: Kampus modern për 5 shkolla të mesme në lagjen Emshir, me transport të sigurt të siguruar për nxënësit.
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon