Lajme

Behrami: Kurti e ka skicuar një rrugë pa aleatë, po e imiton Serbinë dhe Vuçiqin!

09/20/2025 16:24
nga:Y I

Artan Behrami, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti, për dy dekada ka krijuar narracion të rrejshëm për procesin e dialogut në Bruksel.

Ai ka bërë me dije se në këtë narracion ai është munduar ta paraqes Serbinë si fituesve të këtij procesi.

Behrami tha se “Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin’.

Postimi i plotë:

Tash e dy dekada, Kurti e ka krijuar narracionin e rrejshëm që përfituesja më e madhe e dialogut është Serbia.

Ai është i bindur se Serbia ka ‘përfituar’ në dialog duke qenë destruktive!

Në këtë mënyrë Kurti e ka skicuar rrugën që do ta rrahë.

Një rrugë pa aleatë, një rrugë ndryshe nga ajo që kemi ndjekur në dy dekadat e fundit, bashkërisht me aleatët tanë.

Kurti sot imiton Serbinë dhe Vuçiqin.

Ai me vetëdije sot po jetëson një doktrinë që fund e krye është doktrinë serbe!