Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamble Komunale në Prishtinë nga Guxo, sot ishte në fshatin Barilevë, një ndër fshatrat më të mëdha të Prishtinës, ku ka parë nga afër shqetësimet e banorëve, raporton GazetaBlic.
Statovci tregon se banorët po përballen me disa probleme elementare që nuk do duhej të egzistonin në vitin 2025, si mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimit për gjysmën e familjeve, ndotja e lumit që sjell infeksione, mungesa e ndriçimit dhe e çerdhes.
Ajo thotë se nga asambleja do të jetë zëri i qytetarëve që këto probleme të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domsdoshme.
Postimi i plotë:
Kur Sabri Fejzullahu këndoi për ujin e Llapit, sigurisht nuk e kishte menduar këtë ujë që shohim sot.
Në Barilevë, një nga fshatrat më të mëdha të Prishtinës, pamë nga afër shqetësimet e banorëve – mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimit për gjysmën e familjeve, ndotja e lumit që sjell infeksione, mungesa e ndriçimit dhe e çerdhes. Probleme elementare që nuk do të duhej të ekzistonin më në vitin 2025.
Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.
Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme.
Në këtë takim ishin edhe kandidatët për Asamble, Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, me të cilët ndamë zotimin që fshatrat e Prishtinës të mos jenë më të harruara, por të marrin kujdesin dhe investimet që meritojnë.
Jeta Statovci
Gykhan Troshupa
#guxopërprishtinën 118✅


