Lajme

AAK: Juniku ka nevojë të qeveriset nga njerëz me integritet e kredibilitet, jo nga ata të cilët ndaluan dhe stagnuan zhvillimin e qytetit

09/20/2025 09:53
nga:Sh R

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës, në Junik ditën e djeshme mbajtui mbledhjen e rregullt të kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm ku shpalosën pjesë nga programi zgjedhore dhe projektet të cilat do të realizohen me rikthimin e AAK-së në Junik, raporton GazetaBlic.

Në njoftim thuhet se Juniku ka nevojë të qeveriset nga njerëz me integritet e kredibilitet, të dëshmuar me punë e jo nga ata të cilët ndaluan dhe stanguan zhvillimin e qytetit tash e 4 vite.

Postimi i plotë:

AAK rikthehet fuqishëm në Komunën e Junikut!

AAK në Junik, mbajti mbledhjen e rregullt të kryesisë dhe këshillit të përgjithshëm, ku u shpalosën pjesë nga programi zgjedhor dhe projektet madhore të cilat do të realizohen me rikthimin e AAK-së në komunën e Junikut.

Mbështetja e madhe për Kryetarin në ardhje z. Agron Kuçi u konfirmua edhe në këtë takim, sepse Juniku ka nevojë të qeveriset nga njerëz me integritet e kredibilitet, të dëshmuar me punë, e jo nga ata të cilët ndaluan dhe stagnuan zhvillimin e Junikut tash e 4 vite ku e gjithë “puna dhe suksesi” i tyre bazohet në projektet e trashëguara nga Agron Kuçi.

Qytetarët e Junikut janë të vendosur për kthimin e Aleancës në qeverisje ku me Agron Kuçin Kryetar, Juniku do të rikthehet në majat e qeverisjes së mirë në nivel vendi dhe me potencialet natyrore që i ka do të shëndërrohet në epiqendër të zhvillimit ekonomik.

Voto 🗳️ Agron Kuçi 174✅