Lajme

Gjini: Të gatshëm të vijojmë me vizionin tonë për Gjakovën 2026-2030!

09/19/2025 21:04
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar sonte takime në bashkësitë lokale në qytet, Bashkësia IV, Mulla Jusuf dhe Çabrat.

Gjini tha se takimet e përditshme me qytetarët janë një ndjenjë e mirë vlerësimi.

Ai tha se janë gati të vazhdojnë me vizionin për Gjakovën 2026-2030.

“Sonte të gjithë bashkë në Bashkësitë Lokale në qytet – Bashkësia IV, Mulla Jusuf dhe Çabrat.Takimet tona të përditshme me qytetarët janë një ndjenjë e mirë vlerësimi, por përtej kësaj jemi gati të mbyllim faza të rëndësishme infrastrukturore dhe të vijojmë me vizionin tonë për Gjakovën 2026-2030 ” shkruan Gjini raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: