Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, është pritur në familjen e Zahir Abdullahut, në Dumnicë.
Hyseni tha se diskutuan për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët.
Ai tha se ‘papërgjegjësia e pushtetit aktual në raport me kërkesat e qytetarëve tanë duhet të marrë fund më 12 tetor”.
“Një pushtet që injoron nevojat e qytetarëve, duhet të marrë ndëshkimin politik! Me çdo indivd e çdo familje, në çdo lagje e në çdo fshat do të punojmë për fitoren tonë të përbashkët, më 12 tetor” shkruan Hyseni raporton “Gazeta Blic’.
Postimi i plotë:
Sot u pritëm në familjen e Zahir Abdullahut, në Dumnicë, ku diskutuam për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë.
Papërgjegjësia e pushtetit aktual në raport me kërkesat e qytetarëve tanë duhet të marrë fund më 12 tetor.
Një pushtet që injoron nevojat e qytetarëve, duhet të marrë ndëshkimin politik!
Me çdo indivd e çdo familje, në çdo lagje e në çdo fshat do të punojmë për fitoren tonë të përbashkët, më 12 tetor!


