Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e DMM-së, z. Abdyrrahman Krasniqi, kryeshefin e NPL “Kastrioti” Sh.a, z. Berat Mehmeti, punëtorët e NPL “Kastrioti”, mësimdhënës si dhe me nxënësit e Gjimnazit “17 Shkurti” dhe të Shkollës Teknike “Ismail Dumoshi”, morën pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës “Dita Botërore e Pastrimit”.
Kryetari Gashi, gjatë këtij aktiviteti, bëri thirrje që të gjithë të kujdesemi për ambientin tonë çdo ditë.
“Pastërtia është përgjegjësi e secilit dhe vlerë e përbashkët për të ardhmen” tha Gashi.




