Lajme

Mungesa e barnave në QKUK, problematikë e vazhdueshme për pacientët!

09/19/2025 19:29
nga:Sh R

Përveç hallit që kanë me sëmundjet pacientët në klinika të ndryshme të Qendrës Kryesore Spitalore të vendit po përballen edhe me mungesë barnash.

Në pothuajse shumicën e klinikave ktualisht ka mungesë të disa prej barnave të listës esenciale dhe materialeve te tjera bazë.

Këtë më së shumti po e ndjejnë pacientët me kancer, terapia e të cilëve është më e shtrenjta për t`u siguruar.

Pacientët e intervistuar nga GazetaBlic, tregojnë vështirësitë që hasin për të siguruar terapitë e nevojshme.

Një nga pacientet, e cila është diagnostikuar me kancer në vitin 2023, tregon për situatën e saj:

“Prej 2023 jam diagnostifiku, kimioterapinë e kam marrë ka pas këtu s’ka pas nevojë me ble. Ama barnat e tjera po. Tash apet kish mungesë. Të tjerat janë a disa po duhet me I ble”.

Po ashtu, ata tregojne se çmimet e barnave janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për pagat që kanë.

“Vallai jo edhe bash lirë. Nuk po mujna me ja dalë, se nër 60 ose 70 euro nuk ki barna. E me një pënxi 120 euro cka me ba. Nuk po I mbulon as qeto barna cka po I qesin.Kur po ka këtu po i jepin, ama kur nuk ka po detyrohesh patjetër me i ble”

“Po janë të kushtueshme po shyqyr që i kem fminë jasht se me një pension 170 euro sun i kishim mbulu. Qaq na shkojnë për një kontrollë”.

Një nga sfidat serioze, përveç mungesës së barnave, mbetet edhe furnizimi me gjak, veçanërisht për pacientët që përballen me humbje të vazhdueshme të gjakut.

Avdi Mushkolaj nga Deçani tregon për vështirësitë me të cilat përballet:

“Po duhet me siguru prej familjarëve. Po thojnë nuk ka gjak, rreth 80% po duhet me siguru prej familjarëve.”

/Gazeta Blic/