Lajme

Familjarja në Mitrovicë e raporton nipin për tentim-vrasje

09/19/2025 09:01
nga:N K

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Mitrovicë, që thuhet të ketë ndodhur mëngjesin e së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh, thuhet se viktima dhe i dyshuari janë familjarë.

“Mitrovicë Jug, 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta”, thotë Policia.

I dyshuari, ndërkaq, siç njofton policia, është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët.

E viktima është dërguar në IML për ekzaminim.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar.