Sporti

Luis Diaz konfirmon se ishte në bisedime me Barcelonën

09/19/2025 08:06
nga:Mergim Rreci

Luis Diaz kishte pasur kontakte edhe me Barcelonën.

Kolumbiani ishte në listën e shkurtër të katalanasve për të forcuar krahun e majtë të sulmit, përpara se Barça të vendoste të firmoste me Marcus Rashford.

Në një intervistë, vetë Diaz konfirmoi interesimin:

“Po, ka pasur disa bisedime, ashtu si ndodh gjithmonë në merkato.

Por unë e mora vendimin me qetësi dhe me objektivitet, duke menduar për të ardhmen. Ishte një zgjedhje shumë e rëndësishme për mua.”

Sulmuesi shtoi se ndihet i lumtur me hapin që bëri:

“Kam ardhur në një klub të madh dhe në një kampionat të madh.

Këtu gjeta një grup fantastik, një familje të vërtetë.”

Me këtë deklaratë, Díaz jo vetëm konfirmon interesin e Barcelonës, por edhe shpjegon pse preferoi Bayernin, ku tashmë është pjesë e një projekti ambicioz në Bundesliga dhe Champions League.