Lajme

Ferit Idrizi: Rinia është forca jonë për një Vushtrri më të mirë

09/18/2025 23:13
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të të rinjve në garën për zgjedhjet e 12 tetorit, raporton GazetaBlic.

Në një tubim të organizuar nga kandidati për Asamble, Pllumb Maliqi, Idrizi u shpreh se energjia e rinisë forcon besimin dhe planet për të ardhmen e qytetit.

Postimi i plotë:

Kur nata përmbyllet me super energji, bashkë me rininë tonë të mrekullueshme, që meriton shumë ma mirë dhe po na përkrah fuqishëm për garën e 12 tetorit.

Faleminderit kandidatit për Asamble, Pllumb Maliqi për organizimin. Me rininë tonë, besimi ynë e planet për të ardhmen e Vushtrrisë bëhen edhe më të forta.
#mamirëpërVushtrrinë #191