Lajme

Sot në EXPOSE: Një rrugëtim pa kompromis – Historia politike e Shpejtim Bulliqit

09/20/2025 12:03
nga:Genita C

Kryetari i Podujevës i cili garon edhe për një mandat, Shpejtim Bulliqi sjell një rrëfim të sinqertë dhe të guximshëm në Expose, këtë të shtunë duke filluar nga ora 15:45.

Si nisi rrugëtimi i tij politik gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë?

Pse përçarjet brenda LDK-së e shtynë të largohet nga partia pas më shumë se një dekade angazhim?

Çfarë e bëri të afrohej me Lëvizjen Vetëvendosje dhe si arriti të fitojë bastionin e LDK-së – Podujevën?

Në këtë intervistë, Bulliqi flet për:

  • sfidat në Parlament si deputet i LDK-së,
  • kundërshtimin ndaj zgjedhjes së Hashim Thaçit president,
  • largimin nga politika për disa vite dhe rikthimin me VV-në,
  • investimet milionëshe në Podujevë,
  • projektet që, sipas tij, ia kanë kthyer dinamikën qytetit,
  • dhe bindjen se do të fitojë pa balotazh.

 

Expose transmetohet live në kanalin zyrtar të GazetaBlic në Youtube dhe në Kanal10.