Agim Aliu, kandidat i PDK-së për kryetar të Ferizajt, shkruan se mijëra ferizajas u mblodhën me entuziazëm të madh në tubimin e prezantimit të programit dhe kandidatëve për Kuvendin e Komunës, raporton GazetaBlic.
Ai thekson se energjia dhe përkushtimi në çdo lagje dhe fshat tregojnë se qytetarët kanë zgjedhur Ferizajn e Gjeneratës Tjetër – qytetin e tyre krenar.
Postimi i plotë:
Entuziazmi i jashtëzakonshëm i mijëra qytetarëve, energjia që po shtrihet në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Ferizajt, është dëshmia e zëshme se ferizajasit tashmë kanë vendosur për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër, për qytetin tonë, krenarinë tonë – mesazh ky i dhënë qartë në tubimin me nëndegët e qytetit, prezantimin e programit dhe skuadrës sonë të kandidatëve për Kuvendin e Komunës nga qyteti.
Faleminderit🙏🏻


