Sporti

Palestina do të luajë në ‘San Mames’ më 15 nëntor

09/18/2025 14:16
nga:Mergim Rreci

Më 15 nëntor, kombëtarja e vendit bask do të përballet me kombëtaren e Palestinës në një ndeshje miqësore në San Mames të Bilbaos.

Ndeshja do të jetë në kujtim të viktimave në Rripin e Gazës. Ndeshja ka marrë miratimin nga qeveria spanjolle.

Autoriteti Palestinez i Futbollit po e mirëpret ngjarjen me “entuziazëm të madh”, raportuan mediat baske.

Ndeshja do të jetë një mënyrë për të denoncuar gjendjen e vështirë të popullit palestinez.

/GazetaBlic Sport/