Lajme

Xhafer Gashi: Nga një objekt i vjetër, Shtëpia e Kulturës ‘Xhavit Haziri’ sot është ndër më modernet në vend

09/18/2025 14:26
nga:Sh R

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka ndarë pamje të Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”, tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi.

Nga një objekt i vjetër, i cili nuk plotësonte as kushtet më të thjeshta për zhvillimin e aktiviteteve rinore e kulturore, Gashi thotë se sot kanë ndërtuar një objekt modern.

“Shtëpia e Kulturës “Xhavit Haziri” është tashmë një nga institucionet më të mira të kulturës në nivel vendi, e cila i plotëson të gjitha standardet për organizimin e aktiviteteve rinore dhe kulturore.

Ne do të vazhdojmë me punë të mira për qytetarët dhe për të rinjtë tanë”.

Gashi synon edhe një mandat tjetër në krye të komunës.