Sporti

Galliani mohon rikthimin tek Milani

09/18/2025 08:45
nga:Mergim Rreci

Adriano Galliani ka mohuar çdo mundësi rikthimi te Milani, duke theksuar se sot është i fokusuar vetëm te Monza.

“Nuk ka asnjë rikthim. Do të mbetem vetëm tifoz për Milanin. Paralelisht me Monzën, kam ndjekur çdo ndeshje të Milanit, por lidhja ime me ‘Rossonerët’ ndalet aty”, deklaroi Galliani.

Ish-drejtori legjendar i klubit kuqezi, i cili për dekada ishte krah Silvio Berlusconit në drejtimin e Milanit, ka tashmë rolin e administratorit të deleguar te Monza, ku synon ta konsolidojë klubin në elitën e Serie A.