Lajme

Ali Berisha rendit disa nga projektet infrastrukturore që planifikon të realizojë në qytetin e Pejës

09/17/2025 17:11
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, tha se ‘duhet t’i japim frymë qytetit të cilin e ka lënë jashtëzakonisht keq qeverisja aktuale komunale’.

Berisha rënditi disa nga projektet infrastrukturore që planifikon t’i realizojë në këtë qytetet për të lehtësuar qarkullimin.

“Kjo qeverisje komunale e ka lënë jashtëzakonisht keq pjesën urbane të qytetit. Qyteti i Pejës sot nuk e ka asnjë rrugë me të cilën mund të krenohet, do të thotë rrugë të standarteve, qoftë të qarkullimit, të trotuareve, shtigjeve për biçikleta dhe të gjitha këto kanë qenë projekte strategjike zhvillimore. Peja sot ka një mobilitet jashtëzakonisht të vështirësuar. Qarkullimi në komunën e Pejës ose në qytetin e Pejës sot është jashtëzakonisht i vështirësuar dhe kalimi prej një pjese në pjesën tjetër të qytetit kërkon kohë dhe orë të tëra që të arrihet në destinacionin e caktuar. Ne kemi planifikuar disa projekte të cilat kishin me i dhënë frymë këtij qyteti. Një prej projekteve kryesore është unaza e qytetit. Ne mendojmë që do ta hapim një unazë të qarkullimit ku do të hapim një shteg të qarkullimit nga ‘Stadiumi i Qytetit’ nga ‘Kapeshnica’ lart i cili do të mbërrin në destinacion tek ‘Spitali i Pejës’ dhe për rrugën për ‘Rugovë’. Gjithashtu pjesa tjetër do të fillon të ndërtohet nga ‘Fabrika e Tullave’, nga pjesa e sipërme e qytetit dhe tek gjimnazi dhe do të vazhdojë tek ‘Spitali’. Kjo në një masë të konsideruar do ta rrumbullaksojë në njëfarë forme qarkullimin” tha ndër të tjera Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: