Tash e sa kohë Kosova është nën sanksionet nga Bashkimi Evropian, ku së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, raporton GazetaBlic.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një prononcim për GazetaBlic,ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale për qasjen ndaj politikës së jashtme dhe raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e akuzuar për dobësim të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Kur në kuvend kërkoja që të ndertohet një institucion që bën analizë shkencore ku kemi qenë ku jemi dhe ku po shkojmë analizë e gjithë faktorëve që kanë ndiku dhe do ndikojnë në rrugën tonë partitë politike në pozitë e opozit mendonin se kanë dije veçmas të analizojnë këta faktor. Deklarimi i Rubinit për Hillin ishte domethënës për vlerësim të pozicionit të Kosovës edhe për sot. Lobi shqiptar dhe lufta çlirimtare ka arrit ti amortizoj lobin serb në Amerik dhe të fuqizoj pozicionin e popullit shqiptar dhe Kosovën në politikën Amerikane”, tha ai.
Ai thekson se SHBA-të nuk kanë vendosur asnjëherë tarifa doganore për produktet kosovare, kurse Kosova duke injoruar lobin shqiptar në Amerikë kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në politikën Amerikane.
Sa i përket Bashkimit Evropian, Humolli thotë se është e qartë që pozicionet janë të njëanshme pro-serbe. Ai paralajmëron se situata aktuale politike dhe institucionale po e dëmton rëndë imazhin e vendit.
“Amerika deri tani ska pas taks doganore për prodhimet e Kosovës kurse Kosova duke injoruar lobin shqiptar në Amerik dhe duke mos nxit investimet e ndërrmarsve Amerikan dhe shqiptaro amerikan kanë dobësuar pozicionin e Kosovës në politikën Amerikane e “vulen”e injorimit të faktorve pro shqiptar ja ka dhën qeveria aktuale. Kurse për BE ajo është shumë e qartë se është pro serbe. Kjo situatë kur qeveria nuk i beson apo bën propagand kundër sistemit të drejtësisë kur krijon konflikte në shoqëri dhe deklarimi i SHBA dhe sistemi enegjetik jo që nuk vin investitor të ri po do ikun edhe ata qe kan investu”, përfundoi ai për GazetaBlic.


