Lajme

Deklaratat e James Rubin, Kadrijaj: Devalvoi në tërësi këtë gjykatë politike – Mbrojti UÇK-në, dhe udhëheqësit e saj

09/17/2025 13:51
nga:N K

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka cilësuar dëshminë e James Rubin në Gjykatën Speciale si një moment që ka devalvuar tërësisht këtë gjykatë politike, raporton GazetaBlic.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Kadrijaj tha se deklarata e tij ka mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e saj.

“Mendoj se kjo dëshmi e ka devalvuar në tërësi këtë gjykatë politike. Ai mbrojti UÇK-në, dhe udhëheqësit e saj”- u shpreh ajo.

Sipas saj, Rubin hodhi dritë mbi të vërtetat e luftës dhe udhëheqësit e luftës që si kemi ditur e i mësuam.

“Tregoj pse Amerika u rreshtu krah neve për të ndal krimet dhe gjenocidin e ndodhur në Kosovë. Tha shumë të vërteta për luftën dhe udhëheqësit e luftës, që si kemi ditur e i mësuam” u potencua ajo.

Kadrijaj tha se Amerika ishte aleate e Kosovës jo vetëm gjatë luftës por edhe në paqe, duke qëndruar krah saj për të ndalur krimet dhe gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“Per ne e kishim aleat Ameriken në luftë e paqe. Pra Amerika na doli në mbrojtje për të mbrojtur të drejtën dhe luftën e pastër. Liria ka emër UÇK. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e tij!” përfundoi ajo për GazetaBlic.