Sporti

E bujshme: Jose Mourinho rikthehet si trajner tek Benfica

09/17/2025 09:47
nga:Mergim Rreci

Benfica ka njoftuar zyrtarisht largimin e Bruno Lage si trajner, një vendim i marrë nga Rui Costa pas humbjes 2-3 në shtëpi ndaj Qarabag të Azerbajxhanit në Ligën e Kampionëve .

Negociatat për të gjetur një pasardhës kanë filluar tashmë, transmeton GazetaBlic Sport.

Zgjedhja e preferuar e Rui Costas është Jose Mourinho, i cili, 25 vjet më vonë, është gati të kthehet në stolin e skuadrës së madhe portugeze.

Negociatat kanë përparuar shumë mirë dhe marrëveshja është shumë afër finalizimit.

/GazetaBlic Sport/