Lajme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

09/17/2025 07:14
nga:G B

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 22 gradë Celsius.

Kjo javë karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Parashihen reshje shiu të shoqëruar me vetëtima dhe bubullima, thuhet në njoftimin e IHMK-së.