Kryetari aktual i Lipjanit dhe kandidati për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, ka falënderuar qytetarët e Janjevës për pritjen dhe përkrahjen e fuqishme në tubimin e mbajtur atje, raporton GazetaBlic.
Ai tha se pjesëmarrja masive është dëshmi e besimit ndaj programit të tij, që sipas tij është i fokusuar në zhvillim dhe të ardhmen.
“Kjo energji dhe kjo përkrahje janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit,” u shpreh Ahmeti.


