Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka renditur arsyet e rikandidimit të tij për kryetar të kësaj komune.
Berisha tha se këto 12 vite të qeverisjes aktuale të komunës së Pejës janë vite të humbura dhe se kjo komunë ka stagnuar.
“Po rikthehemi në kandidaturën për kryetar të komunës pasi që mendojmë se këto 12 vite të qeverisjes aktuale të komunës së Pejës janë vite pothuajse të humbura, pa asnjë projekt strategjik, zhvillimor të komunës sonë. Me gjithë ato investime që janë bërë në sfera të ndryshme por që janë shumë minore në raport me nevojat e qytetarëve të komunës së Pejës. Kështu që mendojmë se Peja është mbet jashtë zhvillimeve aktuale të gjitha komunave që janë në regjionin tonë, do të thotë shumë komuna të këtij regjioni kanë avancuar në aspektin e zhvillimit ndërsa Peja ka stagnuar në këto 12 vite qeverisje” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:


